Employment Index 2009 – 2014 Duapune.com

Home / Publications / Publications / Handbook / Employment Index 2009 – 2014 Duapune.com
     
Employment Index 2009 – 2014 Duapune.com

Botimi Nr. 1 “Indeksi i Punësimit 2009-2014” i duapune.com përfaqëson botimin e parë profesional të mbështetur në të dhënat e rregjistruara, të ruajtura dhe të përpunuara tek baza e të dhënave të portalit nga ekspertët e burimeve njerëzore të duapune.com dhe rezultatet e indikatorëve janë të mbështetura vetëm tek informacioni i prodhuar nga këto të dhëna. Çdo e dhënë është plotësuar në mënyrë të lirë dhe direkte nga punëkërkuesit dhe punëdhënësit dhe duapune.com nuk ka ndërhyrë në asnjë rast për modifikim të të dhënave.
Grupet ku u fokusua ky vrojtim ishin individë të regjistruar me dëshiren e tyre në portalin dua
pune.com. Gjithashtu kompanitë e regjistruara me vullnetin e tyre të lirë në portal. Kampioni i individëve të regjistruar ishte 64,666 persona ndërsa numri i kompanive mbi të cilën u zhvillua analiza përbëhej nga 2,722 kompani. Te dhënat u plotësuan nga vetë subjektet në sistem pa praninë e intervistuesve. Kampioni ishte rastesor pa pasur kufizime në vendodhje, gjini ose kritere te tjera perjashtuse.